Polica e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur.
Bëhet fjalë për personin Rrustë (Halil) Rexhepaj nga fshati Raushiq i Pejës.
“Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e shtetit kërkojmë nga ju nëse mund të na ndihmoni në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Më datë 21.05.2019, në Stacionin Policor Pejë është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin Rrustë (Halil) Rexhepaj i lindur me 08.12.1972 ne fsh.Raushiq- Pejë, me banim ne rruga ‘Mbretëresha Teutë’ Pejë.
Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e shtetit kërkojmë nga ju nëse mund të na ndihmoni në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi.
Në lidhje me këtë personin e lartcekur, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192.

Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...