Futbollisti shqiptar, Lavdim Zumberi, e ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me FC Zurich.
Kontrata e mesfushorit qendror 19 vjeçar është nënshkruar deri në vitin 2022.
19-vjeçari Zumberi e filloi karrierën e tij të futbollit me FC Bazenheid dhe FC Wil, para se të shkonte në Akademinë e FCZ më 2015.

Debutimi i tij në ekipin e parë për Zumberin ishte më 17 shkurt 2019 në ndeshjen kundër BSC Young Boys.
Që atëherë, futbollistit i cili paraqitet për Zvicrën U20 ka luajtur në katër ndeshje në Superligën zvicerane dhe gjithashtu luajti edhe ndaj Napolit në Ligën e Evropës.

Pjesë e Zurichut janë edhe futbollistët tjerë shqiptarë që luajnë për Kosovën: Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Mirlind Kryeziu./telegrafi
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...