Chelsea kërkon portierin veteran Petr Cech, ndaj të cilit do të luajnë javën tjetër në finalen e Evropa Ligs, që të rikthehet në klub sezonin e ardhshëm.
“Blutë” do t’i ofrojnë 37-vjeçarit një pozitë – me gjasë si drejtor sportiv – në klub pas pensionimit javën që do të ndodhë pas javës së ardhshme në Baku, ku Cech do të luaj si startues për Arsenalin kundër Chelseas, transmeton portali arbresh.info.
Sportsmail raporton se klubi në perëndim të Londrës ka ndërmend t’i ofrojë rikthimin Cechut në Stamford Bridge.
Për rikthimin emocionues të tij tashmë është duke u punuar dhe madje me shpejtësi.
Cech ka pranuar gjithashtu në një intervistë së fundmi se dëshiron të marrë rolin e drejtorit sportiv pasi t’i jap fund karrierës së tij brenda fushës./arbresh.info/
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...