Populistët janë vënë nën presion pas skandalit në Austri që bëri të rrëzohej njëri prej tyre, kur na ndajnë shumë pak ditë nga zgjedhjet europiane, procesi më i madh zgjedhor demokratik në botë pas Indisë.
Ekstremi i djathtë eurofob, konservatorët eurospektikë dhe populistët synojnë një avancim të shpejtë në votimin që do të mbahet nga 23 deri më 26 maj në 28 shtetet e BE-së, për rinovimin e Parlamentit Europian.
Publikimi ditën e premte i një videoje që vë në pikëpyetje autoritetin e liderit të ekstremit të djathtë austriak, Heinz-Christian Strache, për lidhje me Rusinë, që e detyroi të heqë dorë nga drejtimi i partisë dhe shpërbërjen e koalicionit në pushtet në Vjenë, ka gjasa të rrezikojë këtë objektiv.
Sondazhet e kryera përpara skandalit, parashikonin 173 deputetë nën siglat e këtyre forcave politike, kundrejt 154 në Parlamentin Europian aktual, dalë nga zgjedhjet e 2014, nga një numër i përgjithshëm prej 751 vendesh.
Pasoja e parë e dukshme, takimi nacionalist i organizuar të shtunën në Milano nga lideri i Legës italiane, Matteo Salvini, i shoqëruar nga aleatja e tij kryesore Marine Le Pen, liderja e Grumbullimit Kombëtar (RN) në Francë pati një farë dështimi.
Clifford May: Trumpi duhet të përfshihet globalisht për ta b...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën të...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Microsoft pritet të pushojë nga puna 3% të fuqisë punëtore
Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Ku...
Riga shiu e shkarkime rrufesh, moti per sot në Kosovë