Aborti ka nxitur debatet ne shtetet e bashkuara pas ashpërsimit të ligjeve nga Alabama. Disa shtete te tjera në Amerikë, gjithashtu po diskutojnë për ndryshimin e ligjeve kundër abortit.
Së fundmi edhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka thyer heshtjen, duke u shprehur se është kundër abortit. Me anë të një postimi në Twitter ai shpjegoi se duhet të lejohet vetëm në rastet kur bëhet fjalë për përdhunim, incest, apo kur rrezikohet jeta e nënës.
“Ashtu siç shumica e njerëzve e dinë, dhe për ata që duan të dinë, jam me forcë Pro-Jetës, me tri përjashtime – Përdhunimit, Incestit dhe mbrojtjen e jetës së nënës – i njëjti qëndrim i marrë nga Ronald Regan. Nëse ne nuk qëndrojmë të bashkuar dhe luftojmë për jetën, e gjithë puna jonë mund të zhduket”.
Por projektligji në Alabama ka shkaktuar shumë polemika në vend. Sipas tij, vetëm në rast se shtatëzania rrezikon jetën e nënës, ajo mund të abortojë. Organizata të të drejtave të njeriut kanë reaguar duke thënë se do të mbajnë tubime të mëdha kundër projektligjit pasi sipas tyre duhet qe nëna të zgjedhë se çfarë do të bëjë.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër