
MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 23: Wayne Rooney of Manchester United competes with Vincent Kompany of Manchester City during the Barclays Premier League match between Manchester United and Manchester City at Old Trafford on October 23, 2011 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
Vincent Kompany do të largohet nga Manchester City pas 11 viteve qëndrim në klubin anglez.
Mbrojtësi belg iu bashkua gjigantit anglez në verën e vitit 2008 nga Hamburgu për një shumë prej 8,5 milionë euro.
Që nga ajo kohë, Kompany ka zhvilluar 360 ndeshje zyrtare me klubin ku ka shënuar 20 gola dhe ka bërë 11 asistime.
Me fanellën e Cityt, Kompany ka fituar katër herë Ligën Premier dhe dy Kupa FA.
Ka qenë vetë klubi anglez që ka konfirmuar largimin e Kompanys, derisa për të ka folur edhe pronari Khaldoon Al Mubarak.
“Ka pasur shumë kontribuues të rëndësishëm për rinisjen e Manchester Cityt, por asnjë nuk është më i rëndësishëm se Vincent Kompany”.
“Për një dekadë ai ka qenë shpirti dhe zemra e klubit”, u shpreh Al Mubarak për faqen zyrtare të klubit.
E ardhmja e Kompany nuk është bërë ende e ditur, por belgu do të vazhdojë të luaj futboll.
33-vjeçari pritet që karrierën ta vazhdoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ekipi i udhëhequr nga i njëjti pronar New York City dëshiron të nënshkruajë me të.
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...