Tashmë ka mbetur pa skuadër.
Fjala është për trajnerin e deritanishëm të Juventusit, Masimiliano Allegri, i cili tash ka mbetur pa skuadër, shkruan gazetablic.
Njeriu që kaloi pesë vite te kampionët e shumëfishtë italian, sot ka ndërprerë bashkëpunimin, për t’u përshendetur kundër Atalantës në ndeshjen e fundit si vendas.
Ai në një deklaratë dhënë mediave italiane u shpreh i mërzitur, megjithatë pranoi faktin se duhej të provonte diçka të re në karrierën e tij.
“Ishin pesë vite të mrekullueshme, por kjo është jeta.
Padyshim se jam i mërzitur, mirëpo jam i kënaqur me faktin se kam arritur ta lë skuadrën në mënyrën më të mirë të mundshme”, vazhdoi ai.
Teksa krejt në fund pranoi se Berlusconi e ka ftuar në Monza: “Po, është e vërtetë, më ka ftuar”, përfundoi ish-trajneri i Milanit.
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...