Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama dhe eksponentëve të PS, në adresë të gazetës gjermane me tirazhin më të madh në Europë, Bild.
Rama tha në studion e “Opinion” se artikulli i Bild është shkruar nga Ylli Manjani dhe Basir Çollaku, ndërsa deputetja Blerina Gjylameti shkoi deri aty sa tha se është paguar nga PD.
Por për numrin dy të PD, Bardhi, Rama po sulmon gazetën gjermane pasi i zbuloi telefonatën e vjedhjes së votave në Dibër.
Sipas tij, kush sulmon Bildin do ketë fatin e gangsterëve me të cilët qeveris.
Postimi i Bardhit:
Kush sulmon gazeten Bild, qe i zbulon telefonaten per vjedhjen e zgjedhjeve dhe fshihet prapa fustanit te Blerina Gjylametit, do te kete fatin e gangstereve me te cilet qeveris! ? Kush ka zgjedhur te vjedhe e te bleje vota me krimin e organizuar, eshte i destinuar te ike! ✌ pic.twitter.com/XTKmhED9YH
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) May 17, 2019
Rubio: Fushata ushtarake kundër Iranit ka qenë jashtëzakonis...
FIFA konfirmon rregullat e reja për Kupën e Botës 2026
Luis de la Fuente komenton mospërfshirjen e lojtarëve të Rea...
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Shqipëria e pret sonte Izraelin në “Air Albania”
Dua Lipa publikon albumin e fotografive nga dasma me Callum ...