Ajaxi e ka përmbyllur një sezon të paharrueshëm duke e fituar titullin e parë në Ligë që prej vitit 2014, pasi e mposhti 4:1 De Graafschapin në ditën finale të kampionatit.
Skuadra e Erik ten Hag, i cili ishte shumë pranë finales së Ligës së Kampionëve, kishte nevojë vetëm për një pikë për ta fituar titullin e 34-të në ligë.
Golat e pjesës së parë nga Lasse Schone dhe Nicolas Tagliafico dhe dy nga Dusan Tadic në pjesën e dytë ia siguruan titullin Ajaxit, të dytin këtë sezon pas Kupës së Holandës.
Ajaxi e humbi rastin të kualifikohej në finale të Ligës së Kampionëve vetëm pas një goli në minutën e 95-të të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Lucas Mouras së Tottenhamit.
Gjithsesi, sezoni i Ajaxit ka qenë për t’u mbajtur në mend, pasi holandezët i rrëzuan gjigantët si Real Madrid dhe Juventus rrugës drejt gjysmëfinales.
Dhe tani festoi me dy tituj, ligën dhe kupën holandeze.
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4