Këngëtarja shqiptare, Tuna Sejdiu, po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të fundit “Fortuna”, i cili u mirëprit nga fansat e saj.
Projektet e shumëpëlqyera nga publiku kanë marrë miliona shikime në YouTube, ndërsa tani 33-vjeçarja ka filluar angazhimin edhe në koncerte, shkruan portali arbresh.info.
Sot burri i saj, Patris Berisha e ka festuar ditëlindjen e tij dhe për këtë Tuna ka zgjedhur Instagramin për ta uruar atë.
Por, urimi i saj ka shkaktuar të qeshura të mëdha për ndjekësit e saj në botë. Ajo e ka uruar Patrisin në anglisht me një status tepër qesharak.

“Urime ditëlindja për por… më të madh në botë, desha të them babain…”, ka shkruar Tuna duke ia bërë tag Patrisit dhe duke postuar një zemër me shigjetën e kupidit poshtë fotografisë me fjalën “Ditëlindja e të dashurit”.
Pas një mungese të gjatë, këngëtarja shkupjane i është rikthyer edhe koncerteve.
Së fundmi, Tuna ka performuar në Tiranë, ku është pritur me duartrokitjet më të ngrohta nga fansat e saj atje. / arbresh.info/
27 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
Kurti diskuton me ambasadorët perëndimorë për procesin zgjed...
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë kujton viktimat e Holokausti...
Vazhdon bllokada e transportuesve rajonalë në kufijtë me BE-...
Ambasada Gjermane në Kosovë përkujton viktimat e Holokaustit...
Haris Ibrisaagić prezantohet tek Llapi