Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova nuk ka pse të shkoj në dialog, nëse presidenti serb Vuciq thotë se nuk do ta njohë kurrë Kosovën.
Ai ka thënë se Kosovës nuk i intereson nëse ai e bën për konsum të brendshëm. “Nëse nuk është njohja s’kemi pse negociojmë”, thotë Limaj.
Limaj duke folur për unitetin e brendshëm për këtë temë thotë se egoizmi personal duhet lihet anash.
“Na duhet unitet në këtë temë. Mosuniteti na kushton. Presidenti dhe kryeministri e kanë për detyre të thirren në Platforme dhe jo të shprehin qëndrime individuale”, ka thënë Limaj në Zona B.
Sa i përket raporteve Kosovë- Shqipëri, Limaj ka bërë apel që të ruhet tradita për të mos u përzier në politika ditore të dy vendeve.
“Ta ruajmë këtë distance e të mos ndërhyjmë në politika ditore të brendshme. Kosova gjithmonë ka nevoje për ndihmën e Tiranës. Roli ndihmës i Tiranës është i padiskutueshëm. Edhe në duhet jemi të kujdesshëm në respektimin e preferencave tona. As në nuk duhet ndërhyjmë ne politikat ditore në Tiranë e Prishtinë. Apeli im është ta ruajmë traditën e miqësinë tonë dhe ti kthehemi temës tonë bashkëpunimit Kosovë- Shqipëri”, ka shtuar Limaj.
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...