Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka vizituar sot stacionin e trenit në Prishtinë aty ku pritet të ndërtohet Memoriali i dëbimit të shqiptarëve nga forcat serbe.
Para se Kryeparlamentari të merr fjalën përparësi për të folur i ka dhënë një personi i cili gjendej ne vagonat e dëbimit nga Kosova, Ali Kadrolli.
Kadrolli tregoj se në tren në atë kohë kishte hipur nga dritaret e trenit.
“Këtu ka qenë edhe treni i Bllacës. Këtu ka qenë tmerr, ka pas paramilitar. Babën edhe nenën e kom shti përmes dritares tash 20 vite mbrapa është krejt tjetër”, ka thënë ai.
Ndërsa Veseli ka thënë se shqiptarët janë dëbuar në mënyrë historike
“Shqiptarët kanë pas dëbime në mënyrë historike, vetëm ta mendojmë dënimin Sanxhaku i Nishit ku pjesa më e madhe ka qenë shqiptare dhe sot serbëve u erdhi inat kur fola diçka dhe përmenda Nishin. Në mëhallën e Muhaxhirëve shumica e prishtinasve janë nga ajo anë, kjo dallohet edhe përmes mbiemrave”, ka thënë Veseli.
I pari i Kuvendit ka thënë gjithashtu se gjatë dëbimit shqiptarët janë dhunuar e vrarë.
“Shqiptarët në mënyrë të organizuar nga serbët janë dëbuar nga Prishtina, gjatë dënimit ata nuk janë mbrojtur ata janë dhunuar, vrarë, masakruar e varrosur”, ka shtuar ai.
Veseli ka shtuar se nesër në Kuvend do të propozohet që ky stacion të transformohet në muze.
“Kuvendi i Kosovës nesër do të propozoj që ky stacion të bëhet Muze i Depërtimit dhe të vinë fëmijë, gjeneratat e reja e ndërkombëtarët dhe të shikojnë atë copës të realitetit të cilën e kanë pasur qytetarët tanë”, ka thënë Veseli.
Ndërsa i pyetur nëse është vonë për krijimin e Tribunalit për krime serbe, Veseli ka thënë se është vonë vetëm për ata që kanë qenë duke fjetur.
“Nuk është vonë, vonë është çdo ditë që të vonohemi, nga dhjetori i 2018-es janë dorëzuar të gjitha dosjet dhe informacionet dhe ne vonë janë vetëm ata që gjithmonë kanë qenë të vonshëm dhe frikësohen prej hijes së tyre”, ka përfunduar Veseli. /Arbresh.info/

Trafikonin emigrantë me kamionë, dënohen me burg tre shqipta...
Arben Kingji vizitë zyrtare në Rumani, fokus bashkëpunimi në...
Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, thotë se vendimi u m...
Barcelona pritet të marrë një kompensim të madh financiar ng...
Aksident trafiku në Lupç të Podujevës, dy automjete përplase...
Papa Leoni viziton Monakon, bën thirrje kundër pabarazisë gl...