Sezoni i Juventusit në Serie A është praktikisht i mbyllur për shkak se “Zonja e Vjetër” tashmë ka siguruar titullin në Serie A dhe përgatitjet për sezonin e ri janë duke vazhduar tani.
Gjëja më e rëndësishme për tu vendosur është e ardhmja e trajnerit Massimiliano Allegri në Juventus dhe superylli i klubit Cristiano Ronaldo ka dhënë mendimin e tij rreth kësaj çështje, transmeton portali arbresh.info.
Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, fenomeni portugez nuk ka paragjykime kundër Allegrit dhe dëshiron qëndrimin e tij në skuadër.
Por, ish lojtari i Real Madridit kërkon që skuadra të shfaq më shumë kualitet dhe topa në zonën e penaltisë në vazhdim.
34-vjeçari ka shënuar 21 gola deri tani në Serie A brenda 29 paraqitjeve dhe ka krijuar tetë asistime./arbresh.info/
Tronditet Spanja: 25-vjeçari dyshohet se vrau prindërit dhe ...
Hargreaves takon Radoniqin, i jep mbështetje për zgjedhjet e...
Rama ndan mirënjohje për mjekët familjarë në Ditën Botërore ...
Bellingham në krizë forme para Botërorit
Kurti: Kosova e hapur për investime dhe partneritete serioze...