Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se organizata botërore do të vihet në krye të përpjekjeve për t’iu kundërvënë gjuhës së urrejtjes në internet, pas sulmeve vdekjeprurëse në xhamitë e Zelandës së Re.
Sekretari Guterres i bëri komentet të martën, gjatë një vizite në xhamitë al-Noor dhe Linwood në qytetin e Christchurch, ku më 15 mars mbetën në vrarë 51 besimtarë gjatë sulmeve me armë nga një supremacist i bardhë nga Australia.
Zoti Guterres tha gjithashtu se i ka kërkuar këshilltarit të tij të posaçëm për parandalimin e gjenocidit, që të formojë një ekip për të zhvilluar një plan global veprimi si reagim ndaj përhapjes së shpejtë të gjuhës së urrejtjes në mediat sociale.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e cila u vlerësua në mbarë botën për përgjigjen e saj ndaj masakrës në Christchurch, po planifikon organizimin e një takimi global në Paris këtë javë, për të nxitur mbështetjen për të luftuar shprehjen e dhunës në internet./VoA/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...