Portali OhridSkaj shkruan se prokurores speciale, Katica Janeva do t’i dorëzojë materiale të tjera shërbimet serb BIA, por edhe FBI-ja amerikane.
Këto materiale, sipas OhridSkaj, do të dëshmojnë për më shumë aktivitete kriminale të qeverisë së VMRO-DPMNE-së, ku do të jenë të përfshirë më shumë funksionarë maqedonas.
Me këtë dëshmohet se Janeva do të ndihmohet nga shërbime të ndryshme të cilat do ta furnizojnë atë me materiale për vepra të cilat nuk janë përfshirë deri tani në “bombat” opozitare.
Bëhet fjalë këtu për rastin “Monstra”, “Lagjja e Trimave”, “Polikollor”, shitja e artefakteve përmes postës diplomatike, pastrim i organizuar i parave për narko-kartelet, e shumë të tjera. Theksohet gjithashtu se për shumë nga këto vepra, Janeva në dispozicion do të ketë edhe video-incizime.
Sipas burimeve të OhridSkaj, prokurorja Janeva dhe familja e saj janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme 24-orëshe nga forcat speciale të SHBA-ve, të cilët janë të gatshëm që në çdo kohë të ndërhyjnë për të mbrojtur atë. Një trajtim të tillë do të ketë edhe ekipi i saj që ajo do të zgjedh transmeton ZHURNAL.
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...