Ish-ministri i Arsimit, Genc Pollo, i ftuar në emisionin “A show” drejtuar nga Adi Krasta në “News 24”, tha se kryeministri Edi Rama ka keqqeverisur për 6 vjet dhe shqiptarët kërkojnë ndryshim.
Pollo u shpreh se ishte në protestë dhe aty kishte mbështetje masive ndaj kauzës së opozitës së bashkuar.
Sa i takon figurës së Lulzim Bashës, Pollo deklaroi se është një lider më i qetë dhe ndryshe nga se perceptohet, është i aftë të marrë vendime të rëndësishme.
“Rama është obsenues pas pasurisë dhe kontrollit. Ai po shkon drejt zgjerimit të pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën. Pushteti absolut korrupton absolutisht. Ndërsa për Bashën, mendoj se është më i butë, më i sjellshëm. Mund të them se edhe në vendimet që merr, janë të rëndësishme dhe ai është vërtetë i vendosur. Mendoj se është një lider i mirë dhe ka një qetësi në të folur”, tha Pollo.
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë t...
Dimal Basha inspekton punimet në rrugën nacionale Prishtinë–...
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...