Prishtina ka siguruar fitoren e tretë në ndeshjen e katërt finale kundër Rahovecit duke u shpallur kampione.
Klubi nga kryeqyteti mposhti si mysafirë në palestrën “Mizahir Isma” skuadrën e Rahovecit në takimin e katërt në kuadër të finaleve të Play-Off’it, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse kishte ndërprerje të ndeshjes nga gjytarët si pasojë e hyrjes së një tifozi në zonën VIP ku edhe u sulmua kapiteni Edmon Azemi i skuadrës mysafire, ndeshja rifilloi me tu zbrasur palestra.
Çereku i parë përfundoi me rezultat 22:18 në favor të Rahovecit, por Z Mobile Prishtina ndryshoi gjërat në çerekun e dytë duke përmbysur rezultatin 32:45.
Prishtina ruajti epërsinë edhe në vazhdim duke i dhënë fund shpresave të skuadrës nikoqire për ndeshjen e pestë mes tyre.
Çereku i tretë përfundoi me rezultat 53:75, ndërsa çereku i fundit me rezultat 75: 105.
Me këtë fitore, KB Prishtina ktheu titullin e kampiones në kryeqytet duke e siguruar atë për herë të 14-të./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...