Chelsea është finalisti tjetër i Evropa Ligës për sezonin 2018/19.
“Blutë” me anë të penaltive, ku hero i tyre ishte portieri Kepa Arrizabalaga, kanë siguruar një vend në finale të UEFA Evropa Ligës duke mposhtur Frankurtin në gjysmëfinale, shkruan portali arbresh.info.
Pas barazimit 1 me 1 në Gjermani dhe barazimit po me të njëjtin rezultat sonte (e enjte) në Stamford Bridge, gjiganti londinez ka siguruar vazhdimin tutje përmes penaltive.
Skuadra nën udhëheqjen e Maurizio Sarrit fitoi me rezultat 4 me 3 falë pritjeve të shkëlqyera nga portieri Keppa Arrizabalaga, i cili priti dy goditja – nga Goncalo Paciencia dhe Martin Hinteregger.
Chelsea do të përballet në finale me skuadrën e Arsenalit.
Sfida e fundit zhvillohet në Baku më 31 maj./arbresh.info/
Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë
Vdes Hafiz Gagica, veprimtar i çështjes kombëtare në diaspor...
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...