Ndeshja mbrëmjen e sotme (e enjte) mes Valencias dhe Arsenalit ka prodhuar shumë gola.
Pas më shumë se një ore lojë janë shënuar gjithsej pesë gola në Mestalla në këtë takim mes dyshes në kuadër të gjysmëfinaleve në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Pas golit të epërsisë nga Kevin Gameira, “Topinjtë” u përgjigjen menjëherë duke shënuar me anë të Aubameyang dhe Lacazette në pjesën e dytë për 1 me 2.
Por, Gameiro gjeti portën sërish duke barazuar rezultatin në 2 me 2 para se gjiganti londinez të përgjigjej sërish me anë të sulmuesit gabonez Pierre Emerick Aubameyang.
Ylli i gjigantit anglez realizoi për 2 me 3 në minutën e 69′.
Rezultati i përgjithshëm i ndeshjes pas golit të dytë personal nga Auba tani është 3 me 6 në favor të skuadrës nga Premierë Liga./arbresh.info/
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
Kokainë brenda “lëkurës së gjedhëve” me vlerë 3.6 milionë eu...
Dëmtohet Kurani në Gjakovë – policia nis hetimet
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...