Trajneri spanjoll i Bayern Munichut ka marrë një ofertë të majme.
Zyrtari i lartë i klubit bavarez dhe legjenda gjermane, Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar se klubi i ka bërë një ofertë Pep Guardiolës për vazhdimin e kontratës së tij.
“Unë jam optimist për rinovimin e kontratës me Guardiolën. Ne kemi një ofertë marramendëse për trajsnerin”, ka deklaruar Rummenigge për “Bild”.
“Ne do të kemi një bisedë serioze me Pep në javët e ardhshme dhe ne do të shohim se çfarë do të dal. Unë dua të fitojë sërish Ligën e Kampionëve me Guardiolën ”, ka theksuar ai.
Kujtojmë se trajnerit spanjoll i përfundon kontrata vitin e ardhshëm, ndërsa për shërbimet e tija janë të interesuara shumë klube evropiane, mbi të gjitha Manchester City.
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...
Asllani me fjalë të mëdha për trajneri Maran
Vdekja e dy të rinjve kosovarë në Shëngjin, Haradinaj: Bashk...
Trump: Do të doja ta takoja Ajatollahun iranian
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti në Podujevë premton investime miliardëshe