Presidenti, Hashim Thaçi, thotë se ka qenë i tmerruar me moskonsultimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me Samitin e Berlinit.
“Kam qenë i tmerruar kur para shkuarjes në Samitin e Berlinit është konstatuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë të informuara dhe të konsultuara për Samitin e Berlinit,” është shoprehur Thaçi para të pranishmëve në Samitin Brdo-Brijuni, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, në të kaluarën në Ballkanin Perëndimorë pa ShBA-të nuk është arritur asnjë marrëveshje, as Dejtoni, as Rambujeja, e as një marrëveshje tjetër.
“E kuptoj pse nuk mund të jetë në tavolinë, por procesi që është zhvilluar deri më tani dhe i udhëhequr nga zonja Mogherini së paku ka qenë i konsultuar dhe i koordinuar ngushtë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” është shprehur Thaçi para homologëve të tij.
Këto komente ai i ka bërë në Samitin e radhës së Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, të mbajtur në Tiranë.
Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë rajonale bashkëthemeluar nga Presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010, shkruan arbresh.info.
Me ftesën edhe të Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović dhe të Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, në Samitin e Tiranës, po marrin pjesë tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Željko Komšić, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić.
Të ftuar nderi janë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.
Samiti i Liderëve në Tiranë, që përkon dhe me “Ditën e Evropës”, synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian, shkruan arbresh.info.
Kjo nismë ka shërbyer si forum i rëndësishëm i nivelit më të lartë politik për nxitjen e dialogut, bashkëpunimit, forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, dhe mbështetjen e proceseve europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit. Një tregues domethënës e jetik për vende tona ka qenë mbështetja e vazhdueshme që drejtues të lartë evropianë dhe amerikanë i kanë dhënë këtij Procesi.
Në mbyllje të Samitit, Liderët e procesit do të miratojnë një dokument me konkluzionet e takimit./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...