Urimet e liderëve kosovarë për festën e Kurban Bajramit (Përmbledhje)

13:26 | 24 Shtator 2015
M. A.

Presidentja e Kosovës dhe përfaqësues tjerë institucionalë e partiakë, vizituan sot Bashkësinë Islame të Kosovës, prej nga përcollën mesazhe urimi për festën e Kurban Bajramit për të gjithë shqiptarët e besimit islam. Aty u pritën nga myftiu Naim Tërnava.

Ata bënë thirrje për paqe dhe solidaritet mes njerëzish.

E para e vendit, Atifete Jahjaga, uroi të gjithë qytetarët e Kosovës që këtë festë ta kalojnë në mirëqenie, mirëkuptim, harmoni dhe me shtrirje duarsh ndaj njëri-tjetrit.

“Dëshiroj që t’i uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të besimit mysliman për këtë festë të Kurban Bajramit, me urimin që këtë festë ta kalojnë në mirëqenie, ne mirëkuptim, në harmoni dhe me shtrirjen e dorës së ndihmës ndaj njëri tjetrit. Uroj që këtë festë të gjitha familjet në tërë territorin Republikës së Kosovë,d he në mesin e të gjitha familjeve tona të mbizotërojë shëndeti, mirëqenia dhe gëzimi”, tha Jahjaga.

Bashkësinë Islame e vizitoi edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i cili bëri thirrje për paqe, solidaritet e punë bashkërisht, për të çuar përpara proceset që janë të rëndësishme për Kosovën.

“Jemi këtu në Bashkësinë Islame t’i urojmë Myftiut dhe të gjithë besimtarëve islam festën e Kurban Bajramit, të përgëzojmë për një festë të përbashkët e cila ndërlidhet me paqen, ndërlidhet me sakrificën, ndërlidhet me besimin tonë që t’i ndihmojë njëri tjetrit, që të punojmë bashkërisht, t’i zhvillojmë këto procese të cilat janë shumë të rëndësishme për ne, jo vetëm në Kosovë por edhe në regjion dhe në botë. Dhe, të falënderojmë njerëzit që po i kontribuojnë paqes, po i kontribuojnë stabilitetit dhe po i kontribuojnë sigurisë së vendit dhe regjionit”, tha Mustafa.

mustafa-24091511

Shefi i ekzekutivit qe i shoqëruar nga zëvendëskryeminis tri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës Haki Demolli.

Kurban Bajramin e uroi edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili bëri thirrje për paqe dhe tolerancë.

Duke thënë se kjo është një ditë e sakrificës, Kryetari i Kuvendit nuk la pa përmendur ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

“Kjo është një ditë e sakrificës, andaj në këtë moment edhe mendjet tona por të njejtën kohë edhe përkushtimi ynë institucional është për gjithë ato familje që kanë sakrifikuar për lirinë e vendit tonë. Flas për familjet e dëshmorëve, familjet e martirëve, veçanërisht edhe ato familje të cilat i kanë ende më të dashurit e tyre që nuk i dihet fati i tyre. Gjithsesi në këto ditë të veçanta duhet të mendojmë për at o familje skamnore, të jemi pranë tyre, t’u ndihmojmë atyre, që bashkërisht ta kemi një harmoni”, tha Veseli.

veseli-2409151

Vizitë në Bashkësinë Islame pati edhe ish-presidenti i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli.

“Uroj të gjithë qytetarët e Kosovës dhe lutem që të gjithë sot ta kalojnë këtë ditë feste në mënyrën më të mirë, dhe lutem për një ardhmëri më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Pacolli.

pacolli-240915

Bashkësinë Islame e vizitoi edhe ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji. Ai uroi të gjithë besimtarët myslimanë paqe, solidaritet e sakrificë.

“Është një moment i mirë për të bërë një porosi për të gjithë njerëzit vullnetmirë në Kosovë, që pa sakrificë nuk mund të kemi të ardhme. Nuk mund të shkojmë vetëm duke lakmuar për të pasur, por duhet të kemi edhe dashuri për njëri tjetrin, duke sakrifikuar diçka nga vetja që të jemi të gjithë mirë. Ju uroj të gjithëve paqe dhe bekim”, tha Gjergji.

gjergji-2409151

Edhe një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, bashkë me kryetarin Visar Ymerin uruan Bashkësinë Islame dhe të gjithë shqiptarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Ishim sot me një delegacion të Lëvizjes Vetëvendosje në një vizitë tek Bashkësia Islame, për të uruar festën e Kurban Bajramit, dhe për t’i uruar të gjithë qytetarët të Kosovës, të besimit islam por edhe gjithë shqiptarëve festën e Kurban Bajramit. Njëkohësisht, duke theksuar rëndësinë që kanë festat, në dy aspekte në njërën anë rëndësinë që ato kanë për ta shprehur solidaritetin në mes njerëzve, gjë që edhe simbolizon edhe kjo festë e sotme që po e shënojmë, por në anën tjetër edhe rëndësinë që ato kanë, që ta ngrisin vetëdijen e rëndësisë dhe domosdoshmërisë së bashkimit dhe organizimit kolektiv për të mirën e përgjithshme”, tha Ymeri.

 

ymeri-24091511

Urime përcolli edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Ashtu siç është tradita, një delegacion i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës dhe unë, kisha nderin me uru myftiun Tërnava, kryemyftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, por jo vetëm Bashkësinë Islame, por të gjithë besimtarë2t shqiptarë, të gjithë besimtarët tjerë mysliman, për Kurban Bajramin. Urime dhe me fat”, tha Haradinaj.

haradinaj-2409151

Ndër mysafirët që priti myftiu Tërnava sot, qe edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë njerëzit në nevojë.

“Sot është një ditë ku ne mund të përçojmë një mesazh të përbashkët, meqë mendoj që secili prej neve e ka thellë në shpirt dhe ai është mesazhi i solidaritetit dhe sakrificës. P? ?rveç festës dhe gëzimit, i kisha lutë të gjithë qytetarët që të mendojnë për ata që nuk kanë, për ata që janë në gjendje më të rëndë, dhe të mirat materiale që i gëzojnë, të mundohen t’i ndajnë me të tjerët”, tha Ahemti.

ahmeti-2409151

Një jetë në paqe, dhe mirëqenie për çdo familje, uroi edhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, tash Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën.

“E shfrytëzuam këtë ditë për t’i uruar myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të besimit islam në Republikën tonë, urimet më të mira për një mirëqenie, një jetë paqe dhe mirëqenie për çdo familje dhe çdo njëri”, tha Krasniqi.

krasniqi-24091511

Bashkësia Islame e Kosovës gjithë paraditen priti sot mysafirë të ndryshëm që erdhën aty për t’u shprehur urimet e tyre për Festën e Kurban Bajramit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale