Jurgen Klopp dhe Xherdan Shaqiri dukej qartë se ishin shumë të gëzuar me arritjen në finale të Ligës së Kampionëve derisa po largoheshin nga stadiumi Anfield për të shkuar në shtëpi.
Trajneri i Liverpoolit dhe sulmuesi kosovar janë fotografuar me veturat e tyre në parkingun e veturave derisa po largoheshin me një fytyrë shumë të buzëqeshur, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit gjerman arriti të përmbys disavantazhin prej 3 me 0 të pësuar në takimin e parë në Camp Nou duke tronditur botën e futbollit me fitoren 4 me 0 në shtëpi mbrëmjen e kaluar.
Yjet e tjerë si Jordan Henderson, Sadio Mane, Divock Origi, Virgil van Dijk e Georginio Wijnaldum janë fotografuar të gjithë derisa po largoheshin nga stadiumi.
Ashtu siç mund t’i shihni në fotot më poshtë, të gjithë ishin shumë të gëzuar./arbresh.info/

Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...
Kritika për Araújon pas ndeshjes me Newcastle: mbrojtësi uru...
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...