Qytetarëve të Kosovës tash e sa vite u është premtuar liberalizimi i vizave, por kjo ende nuk po ndodhë.
E, pas Samitit të Berlinit, pjesëmarrës të të cilit ishin edhe krerët e shtetit të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj uroi qytetarët për liberalizimin e vizave, duke thënë se kësaj here Gjermania e ka thënë një “po” të menjëhershme për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.
Mirëpo se cila është strategjia më e fundit e Qeverisë së Kosovës për liberalizim të vizave, tregon zëdhënësja e Qeverise së Kosovës Donjeta Gashi.
Gashi thotë se, në vazhdimësi Qeveria e Kosovës ka punuar në këtë drejtim, por hezitimi i vendeve të BE-së thotë se nuk ka të bëjë me Kosovën, por me politikën e brendshme të tyre që e kanë.
“Është punuar në vazhdimësi në këtë drejtim. Ne kemi edhe diplomacinë tonë por edhe në kontakte bilaterale me këto vende dhe përmes aleatëve dhe miqve tanë. Duhet ta kuptoni që për shumë aspekte hezitimi i tyre nuk ka të bëjë me neve, por me politikën e brendshme të tyre që e kanë”, tha Gashi për arbresh.info.
Përndryshe, qeveria ka formuar një grup punues për bashkëpunim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë dhe harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave./A.Zeka/arbresh.info/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...