Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim ambasadorin jo-rezident të shtetit të Katarit në Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm mes dy vendeve në fushat që janë nën domenin e ministrisë.
Ministri Gashi ka falënderuar përmes ambasadorit Al Marri popullin dhe qeverinë e Katarit për ndihmën që ka ofruar për shtetin e Kosovës në të gjitha fushat. Ministri ka thënë se shpreson që bashkëpunimi mes dy vendeve të vazhdojë dhe të intensifikohet.
Me këtë rast, ministri Gashi tha se “MKRS-ja është e gatshme që të bashkëpunojë dhe mbështesë projektet konkrete që janë me interes dhe në favor të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.
Po ashtu, ministri tha se është i përkushtuar për të realizuar projekte të përbashkëta që janë të interesit të dyanshëm në mënyrë që të rritet shkëmbimi i përvojave të mira dhe i profesionistëve të fushave të ndryshme.
Ndërkaq ambasadori jo-rezident i shtetit të Katarit e ka falënderuar ministrin Gashi për pritjen dhe ka njoftuar ministrin për aktivitetet dhe punën përmes projekteve të shumta, me theks të kulturës e rinisë.

Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse k...
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...