Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se kryeqyteti është përzgjedhur nikoqir për organizimin e eventimentit më të madh artistik evropian, Manifesta 14.
Në një postim në Facebook, Ahmeti ka shkruar se do të punohet shumë për tri vitet e ardhshme që të sillen në Kosovë mbi 200 mijë vizitorë të huaj.
Më poshtë postimi i Ahmetit:
Lajmi i shumëpritur u zyrtarizua sot
Prishtina ka fituar të drejten e nikoqirit të një prej evenimenteve më të mëdha artistike në Evropë – Manifesta 14 në vitin 2022.
Pas Zurich 2016, Palermo 2018, Marseille 2020, është Prishtina 2022. Në një garë me Vienën dhe Kievin, bordi i Manifestes ka zgjedhur aplikimin e Prishtinës duke dërguar mesazhin se Ballkani është pjesë e Evropës dhe se mund të kontribuojë.
Në tre vitet e ardhshme do të punojmë që ky organizim që sjellë mbi 200 mijë vizitorë të jetë më i miri ndonjëherë. Manifesta do të sjellë, artistë, urbanistë, e intelektualë ndërkombëtar për të diskutuar, intervenuar, e ngritur çështje për hapësirën tonë të përbashkët.
Urime Prishtinë!
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...