Gjatë raportimit të sotëm në Komisionin hetimor, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka është pyetur nëse ka qenë pjesë e z-mobile para se të bëhet ministër.
Anëtari i këtij Komisioni nga radhët e NISMA-së, Milaim Zeka e ka pyetur Llukën nëse ka mbajtur pozitën e drejtorit të marketingut.
“A është e vërtetë që para se të vini në pozitën e ministrit keni qenë drejtor i marketingut në z-mobile”, ka thënë Zeka.
“Ne z-mobile nuk kam qenë parapetit të ministrit por kam punuar në fillimet e mija. Kam punuar më shitje për afër 1 vit dhe kanë kaluar mbi 10 vite nga ajo periudhe. Madje për informata nuk kam raporte të mira me udhëheqësit e z-mobile”, ka thënë ai.
Ndryshe gjatë këtij raportimi ministri, Valdrin Lluka ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Telekomi i Kosovës është buzë falimentimit.
Ai madje është shprehur se kjo ndërmarrje duhet të privatizohet e nga ku mori kritika nga anëtarët e Komisionit për këmbëngulje që privatizimi të ndodhë sa më shpejt. Arbresh.info/
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit