Me rastin e festës së Kurban Bajramit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar besimtarët islam.
“Të nderuar besimtar, kam nderin e veçantë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, t’ju uroj festën e Kurban Bajramit me uratat më të sinqerta për mbarësi dhe shëndet për ju dhe familjet e juaja. Kjo festë është edhe një rast për të reflektuar mbi jetën tonë, sakrificat, por edhe luftën për liri dhe barazi. Me këtë rast, I kujtojmë të përulur me nderim, mirënjohje dhe respekt të gjithë dëshmorët, invalidët e luftës dhe familjet e atyre që luftuan dhe dhanë jetën për liri dhe barazi”, vijon urimi.
“Le të bashkohemi në respektin ndaj vlerave universale të paqës, tolerancës, dhembshmërisë dhe bujarisë ndaj njëri-tjetrit, vlera këto që janë në zemër të Islamit dhe të njerëzimit. Qofshi dhe mbetshi mirë dhe të lumtur në gjirin tuaj familjar dhe besimi tek Zoti dhe tek vlerat njerëzore le të na prijë në çdo ndërmarrje tonën”, qëndron në telegram urimin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti,
18 vjet shtet, Haxhiu: Liria kërkon angazhim të përditshëm, ...
Osmani uron Pavarësinë: Përkujtojmë ata që sakrifikuan gjith...
Ditëlindja e Kosovës: Bëhet ngritja solemne e flamurit
Edi Rama uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore