Shefi i departamentit të Fiat Professional, Richard Chamberlain, në një deklaratë për Auto Express, konfirmoi lajmin për heqjen dorë nga modeli pick-up Fullback.
Ai tha në një panair automjetesh në Birmingem se modeli i bazuar në Mitsubishi L200 kishte shitje të dobët, por për marrjen e këtij vendimi ndikuan edhe standardet e reja më të rrepta për emetimet e dizelit Euro 6.
“Kombinimi i këtyre dy faktorëve ndikoi që kompania të mos e prodhojë më modelin Fullback”, tha Chamberlain.
Shuarja e këtij modeli vjen vetëm 3.5 vjet pas premierës. FIAT Fullback debutoi në vjeshtën e vitit 2015 në Dubai si një konkurrent i modeleve duke përfshirë Toyota Hilux, Nissan Navara dhe VW Amarok, transmeton KosovaPress.
FIAT Fullback ishte në dispozicion në tri versione – “kabina e vetme”, “kabina e zgjeruar” dhe “kabina e dyfishtë”, dhe për klientët u ofruan edhe versione speciale me përmirësimet e trupit.
Kompania italiane në Evropë ofron njësi motorike me katër cilindra 2.4 litra turbo-dizel me 150 dhe 180 kuaj fuqi.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje