Rregullorja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), përcakton se në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të 5 majit, mediat pas mesnate nuk mund të publikojnë rezultate nga anketat për mendim publik në lidhje me zgjedhjet.
Sipas Rregullores, mediat rezultate të anketave mund të publikojnë pesë ditë para mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve.
Sipas KSHZ-së, materiali zgjedhor nesër duhet të dorëzohet në komisionet komunale, të cilat më së voni deri më 4 maj duhet t’u dorëzohet bordeve zgjedhore.
Personat e pamundur, të sëmurë, në arrest shtëpiak, dhe me qëndrim të përkohshëm jashtë RMV-së do të votojnë më 4 maj, transmeton portalb.mk.
Përndryshe, rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 5 maj 2019.
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...