Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, ka hedhur poshtë zërat se ai po bisedon me Milanon.
Një nga skuadrat më të mëdha italiane është në një krizë të madhe në sezonet e fundit, duke mos arritur as të sigurojë garat në Ligën e Kampionëve.
I njëjti fat duket se do ta përcjell edhe këtë vit, pasi me humbjen e mbrëmshme, gjasat për Ligën e Kampionëve shkojnë duke u zbehur.
Kështu, trajneri Genarro Gattuso është në ‘listën e zezë’ të skuadrës dhe me gjasë do të largohet në fund të sezonit.
Një nga emrat që thuhej se mund të marrë drejtimin e ‘Rosonerëve’ ishte Mauricio Pochettino, por ky i fundit ka dhënë përgjigje të prerë.
“Unë vetëm lexoj këto shkrime. Asgjë tjetër. E dimë se si funksionon kjo botë. Këto zëra nuk më mbushin egon” ka thënë Pochettino për ‘Goal’, transmeton lajmi.net.
“Të tjerët kanë dëshirë të përmenden, por unë nuk kam nevojë për këto gjëra. Është pjesë e futbollit” ka thënë tutje ai, i pyetur për kalimin e mundshëm tek Milan.
Më herët mediet italiane kanë raportuar se Gattuso do të qëndrojë deri në fund të këtij sezoni, por gjatë verës do të kërkohet zëvendësuesi i tij. /Lajmi.net/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...