Zëvendësministri i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Anton Berisha ka thënë se është informuar nga delegacioni që po qëndron në Berlin, në Samitin ku po diskutohet për Ballkanin Perëndimor, se çështja e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është e përjashtuar edhe me dokumente.
Berisha, i ftuar në emisionin Frontal tha se çështja e korrigjimit të territoreve nuk është vetëm çështje në mes të Kosovës dhe Serbisë, por siç ka thënë edhe Merkel, kjo çështje prekë dhe mund të ketë konsekuenca në tërë territorin, duke përfshirë Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut.
“Çështja e korrigjimit të kufijve mund të krijojë probleme edhe për vetë Evropën”, tha Berisha.
Ai përmendi edhe një çështje me rëndësi, ku tha se ishte informuar nga delegacioni që po qëndrojnë në Berlin, në këtë Samit, se çështja e territorit do të jetë e përjashtuar me dokumente.
“Për sa jam i informuar prej delegacionit, çështja e shkëmbimit të territorit do të jetë e përjashtuar me dokumente”, tha Berisha.
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime