Kryeministri Edi Rama është pritur nga kancelarja Merkel në kuadër të Samitit të Berlinit me vendet e Ballkanit.
Kryeministria bën me dije se në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjithashtu mësohet se Kryeministri Rama foli edhe per pritshmëritë e qeverise shqiptare per raportin e Komisionit Europian qe pritet te publikohet ne fund te muajit maj.
Kryeministri Rama e ka falenderuar Kancelaren për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Ne takim u diskutua gjithashtu edhe per rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve./tch/
Parashikimi i motit për të enjten
Theren me thikë dy të persona në Lipjan, policia jep detaje
Man City eliminon kampionin në fuqi të Carabao Cup dhe kuali...
Shpërthim masiv në Rusi pas rrëshqitjes së vagonëve me karbu...
Inter fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Ita...
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...