Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, i ka nxitur edhe më shumë spekulimet se Eden Hazard do të largohet nga Chelsea në verë dhe do t’i bashkohet kampionit evropian.
Sergio Ramos ka nisur nga sot ta ndjekë Eden Hazardin në rrjetin social Instagram, gjë që aludon edhe më shumë në një kalim të belgut në Real Madrid në këtë verë, transmeton Gazeta Express.

Gazeta spanjolle “AS” kishte raportuar në fillim të këtij muaji se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e Hazardit në verë. Tani, mendohet se klubet janë drejt finalizimit të marrëveshjes për 28-vjeçarin.
Belgut i skadon kontrata me Chelsean verën e vitit 2020.
Mësohet se Chelsea i kërkon rreth 115 milionë euro për Hazardin, derisa Real Madridi e vlerëson atë rreth 80 apo 90 milionë euro, sidomos duke e ditur se verën tjetër ai do të ishte lojtar i lirë.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...