Luciano Spalletti dhe Javier Zanetti për një ditë flasin shqip. Trajneri dhe zëvendës presidenti i klubit zikaltër të shtunën para derbit të Italisë ndaj Juventusit janë takuar nga afër me tifozë shqiptarë të Interit.
Një grup i vogël fansash ishin të pranishëm në restorantin që është në pronësi të Luciano Spallettit i cili rastisi në ato momente në biznesin e tij dhe nuk nguroi të bënte një foto me tifozët shqiptarë duke bërë gjestin e shqiponjës.
Ndërkohë rreth 60 tifozë anëtarë të “Inter Club Albania” të cilët udhëtuan drejt Milanos për të ndjekur nga afër Inter-Juve, disa orë përpara ndeshjes patën një takim me legjendën zikaltër Javier Zanetti.
Presidenti i “Inter Club Albania”, Juxhin Rama i dorëzoi ish-kapitenit, tashmë në rolin e zëvendëspresidentit, çmimin anëtar nderi i “Inter Club Albania”, çmim të cilin Zanetti e pranoi me kënaqësi siç shihet edhe në këto foto
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot