Gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira të çrregullta dhe reshje shiu.
Kjo gjendje meteorologjike vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat do ta përfshijnë pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik.
Reshjet e shiut parashihen ditën e hënë gjatë natës dhe herë pas here do të vazhdojnë edhe ditëve tjera në intervale të ndryshme kohore. Për shkak të cikloneve që do të shtrihen mbi vendin tonë, do të regjistrohen edhe vlera nën normalen të shtypjes atmosferike.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të regjistrohen ndërmjet 15-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por dominues do të mbetet drejtimi i juglindjes dhe shpejtësia maksimale e erës parashihet të arrijë deri 16m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Kurti për Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit: E kam pranuar, p...
Antidroga kap mbi 25 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arr...
Rama: Rojat private që morën zvarrë protestuesin duhet të is...
Osmani ndan pamje nga takimi me qytetarët në Grashticë: Mikp...
Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte...
Kurti uron KF Lepencin dhe paralajmëron renovimin e stadiumi...