Taksa 100% ndaj shteti serb duket se ka pasur “këmbën e mbarë”. Veç minimizimit së importit të produkteve tjera, Kosova shtetin fqinj e ka braktisur edhe për furnizim me armë. Nga 300 mijë euro, sa Kosova ka importuar armë gjatë tre muajve të parë të 2019-es asnjë nuk është nga Serbia, shkruan arbresh.info.
Ndryshe nga viti 2018 ku Kosova kishte dhjetëfishuar importin e armëve nga Serbia. Nga shteti fqinj ishin importuar armë në vlerë 20 mijë euro.
E se rënia e importit të armëve është rezultat i taksës 100% të vendosur ndaj shtetit serb, ka thënë edhe eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala.
Ai në një prononcim dhënë arbresh.info ka thënë se shkaku i taksës janë rritur çmimet në krahasim me cilësinë.
“Një ndër arsyet kryesore mund të potencohet që është masa e takse nga ana e qeveris se Kosovës sepse kjo masë e rrit çmimin në krahasim me kualitetin dhe çmimin shteteve të tjera të Evropës siç janë nga Kroacia dhe Sllovenia të modelet 9x19mm dhe tipet të tjera të kalibrave të vogla”, ka thënë ai.
Shala ka shtuar se edhe vetëdijesimi qytetarë ka ndikuar në ketë.
“Qytetaret kanë filluar të vetëdijesohen se armët e prodhimit perëndimor janë më cilësore dhe të sigurta për nga përdorimi dhe gjetjes se municionit që e përdorojnë këto lloje të armeve. Sepse armët e prodhimit nga fabrika zastava nuk kanë mundur ti përshtaten trendit te kërkesave të modeleve 9mm që janë kryesisht model evropian/nato”, ka shtuar ai.
E sipas të dhënave të Doganës së Kosovës shumica nga armët e importuara janë armë spërkatëse ndërsa një pjesë tjetër e vogël armë ushtarake, shkruan arbresh.info.
Shtete e Bashkuara të Amerikës janë të vetmet prej nga janë importuar këto të fundit. Gjatë muajve janar-mars të këtij viti janë importuar armë ushtarake në vlerë afër 700 euro.
E shteti prej nga janë importuar më së shumti armë është Italia. Nga ky shteti Kosova ka importuar armë në vlerë mbi 230 mijë euro. Të gjitha këto armë janë “Armët spërkatëse dhe pajisjet e ngjashme”.
Ndërsa pas saj radhitet Turqia, nga ky shtet janë importuar armë në vlerë afër 30 mijë euro. Veç “armëve spërkatëse dhe pajisjet e ngjashme” nga Turqia janë importuar edhe armë të tjetra si, armë dhe pistoleta me ajër apo gaz, me susta e shkopa të policëve.
E shtete tjera nga të cilat Kosova ka importuar armë janë, Zvicrra, Italia, Gjermania, Belgjika, Franca, Kina, Holanda, Tajvani dhe Bullgaria.
Vitin që lamë pas në Kosovë nga Serbia janë importuar armë në vlerë mbi 20 mijë euro. Kjo nga ekspertët e sigurisë ishte konsideruar si shqetësuese.
Ata patën deklaruan nga kosovarët po importojnë armë nga shteti serb për shkak të çmimit më të lirë por asesi për shkak të cilësisë pasi kjo e fundit është dukshëm më e dobët krahasuar me vendet evropiane./arbresh.info/
Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti...
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...