Torino e ka mposhtur 2-0 Milanin në ndeshjen që u zhvillua në “Stadio Olimpico Grande Torino”.
Milani i Gennaro Gattusos është shokuar në udhëtim te Torino, duke pësuar humbje me rezultat 2-0.
Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.
Fillimisht, sulmuesi italian, Andrea Belotti, shënoi për 1-0 nga penalltia në minutën e 58’.
Golin e gjeti edhe Alex Berenguer, i cili i befasoi mysafirët në minutën e 69’, duke shënuar për 2-0, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Nga minuta e 81’, Milani luajti me një lojtar më pak, pasi Alessio Romagnoli mori dy kartonë të verdhë.
Kështu, Milani rrezikon shumë që të mos marrë pjesë edhe vitin e ardhshëm Në Champions League, teksa momentalisht, është edhe jashtë zonës Europa League.
Aktualisht, Milani gjendet në pozitën e shtatë me 56 pikë, aq sa Torino dhe Atalanta në pozitat 5 dhe 6. /Gazeta Express/
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime