Aksident në fshatin Bajçinë të Podujevës, Humb jetën një person

22:51 | 28 Prill 2019
A Z

Një aksident trafiku ka ndodhur disa minuta më parë në fshatin Bajçinë të Podujevës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:30.

Zedhensja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti, për Arbresh.info ka thënë se,  Si pasoje e aksidentit janë lënduar dy persona, njeri prej tyre nuk ka arritë te përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes

“Rreth orës 21:30 ka ndodhë aksident trafiku në fshatin Bajçinë te Podujevës, ku e përfshirë ka qenë një veturë. Si pasoje e aksidentit janë lënduar dy persona, njeri prej tyre nuk ka arritë te përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti për Arbresh.info.

Personi tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Shpërndaje në rrjete sociale