Në vitrinat e marketeve të Kosovës kanë nisur të zënë vend dukshëm më të madh produktet e shteteve të Bashkimit Evropian.
Në muajin mars, importi më i madh i produkteve është bërë nga Gjermania, 14% e importit të përgjithshëm.
Madje, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë konsumi i produkteve gjermane ka shënuar rritje për 10 milionë euro në muajin mars, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
E konsumatorët thonë se është krijuar një treg i ri.
“Tash e 8 vjet jetoj në Kosovë dhe fillimisht kur kam ardhur ka pasur më shumë mallra nga Serbia, por tani ka mallra nga Turqia, Franca, Italia e Gjermania. Tani jemi më të lumtur për cilësinë e mallit, si për nga ushqimi ashtu edhe për nga tekstili”, thotë një qytetar për Top Channel.
Ndihmesë të madhe për përzgjedhjen e produkteve po vlerësohet nga klientët vendosja e flamujve të origjinës pranë çmimit të secilit produkt.
Menaxherët e bizneseve tregojnë se sektorët e ushqimit dhe higjienës kanë pasur ndryshim më të madh të produkteve.
Pas Gjermanisë, importi i produkteve në muajin mars pasohet nga Greqia, Italia, Sllovenia e Bullgaria.
Deri në vitin 2018, brenda një dite në Kosovë është importuar mall serb në vlerë të 1.2 milionë eurove.
Ndërsa pas masës mbrojtëse importi ka rënë për 99%.
Tani importohet mall në vlerë të rreth 500 mijë eurove, kryesisht produkte të brendeve ndërkombëtare./lajmi.net/
Dalin pamjet nga sulmi ndaj stafit mjekësor në Spitalin e Mi...
Nuk i deklaroi 38 mijë dollarë në kufi, 67-vjeçarit në shtëp...
Protestuesit në Danimarkë mbështesin Grenlandën pas kërcënim...
Man Utd – Man City, formacionet zyrtare
Kurti bëri homazhe me rastin e përvjetorit të 45-të të vrasj...
Gjenerali Bashkim Jashari pritet me duartrokitje në Gardën K...