Kordinatori nacional për referoma shtetërore, Besnik Tahiri, ka njoftuar se ka përfuduar puna në hartimin e Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Ky projektligj synon t’i ndal problemet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare gjatë ushtrimit të detyrave qeveritare duke i menjanju dykuptimësitë ligjore dhe duke adresu në mënyrë të saktë përgjegjësitë e secilit anëtar të Qeverisë, thekson ai.
Postimi i plotë i Tahirit:
Grupi Punues ka përfunduar punën në hartimin e Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Besoj shumë që ky Projektligj i përmbush të gjitha standardet e qeverisjes së mirë dhe i adreson problemet që tani e më shumë se një dekadë në mungesë të këtij Ligji e kanë penguar funsionalitetin e plotë qeveritar dhe mirëqeverisjen ne Kosovë. Poashtu, përherë të parë që nga shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ky projektligj synon t’i ndal problemet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare gjatë ushtrimit të detyrave qeveritare duke i menjanju dykuptimësitë ligjore dhe duke adresu në mënyrë të saktë përgjegjësitë e secilit anëtar të Qeverisë.
Kam nderin që në këtë proces të punojmë bashkë me një grup të ekspertëve ligjor nga ZKM dhe ministritë e ndryshme, ndërsa një falenderim i veçantë i shkon edhe disa instituteve dhe organizatave jo-qeveritare që ndihmuan këtë proces kaq të rëndësishëm për plotësimin e kuadrit ligjor të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...