Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaeri synon transferimin e pesë lojtarëve këtë verë.
Përveç një sulmuesi të ri, Solskjaeri dëshiron një mbrojtës të krahut të djathtë, dy mesfushorë qendror dhe një mbrojtës qendror para fillimit të sezonit të ri, transmeton portali arbresh.info.
Në listën e kërkesave janë ylli i Crystal Palaces – Aaron Wan Bissaka, Declan Rice i West Hamit, anësori Callum Hudson-Odoi i Chelseas dhe talenti i shkëlqyer i Benficas – Joao Felix.
Mesfushori i Atletico Madridit, Saul Niguez dhe Bruno Fernandesi i Sporting Lisbonit janë duke u konsideruar gjithashtu për transferim.
The Telegraph thotë gjithashtu se sulmuesi i Evertonit, Richarlison, është po ashtu në radarin e Solskjaerit./arbresh.info/
“Nuk kemi rol”, Ambasada Britanike përgënjeshtron Feride Rus...
Musliu për Kurtin: Nuk do të doja që vendi të binte në dikta...
Mali i Zi nikoqir i samitit BE-Ballkani Perëndimor
Pacolli: Në disa raste, duket sikur Kosovës nuk i duhen më a...
16-vjeçari rrezikoi të mbytej, nxirret me mjet lundrues – tr...
Një i lënduar nga përplasja e dy kamionëve në aksin Gjilan-K...