Federata e Futbollit të Argjentinës ka hapur dyqanin online për tregun kinez dhe ka thyer të gjitha rekordet falë Lionel Messit.
Emri i lojtarit të Barcelonës i ka ndihmuar atyre të tejkalojnë shitjet e klubeve të mëdha si Real Madridi dhe Manchester City, transmeton portali arbresh.info.
Dyqani online është hapur më 15 prill për të shitur produktet zyrtare të Federatës së Futbollit të Argjentinës në Kinë dhe numri i shitjeve brenda tri ditëve ka tejkaluar shitjet mujore të ReaL Madridit dhe Manchester Cityt në Kinë.
Para hapjes së këtij dyqani nga Federata e Argjentinës, këto dy klube dominonin tregun aty – përveç Interit që si pronar ka Suning, një platformë kineze.
Madridi ka shitur 417 gjëra në dyqanin e tyre në Kinë muajin e kaluar, ndërsa Manchester City ka shitur 251.
Federata e Futbollit të Argjentinës ka shitur 771 gjëra, një shifër rekorde./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...