Ish-luftëtari i UÇK-së, Fisnik Ismaili, ka rrëfyer detaje interesante nga frontet e luftës në Koshare.
Ismaili tregon se një moment shumë me rëndësi në Betejën e Koshares ka qenë momenti kur kanë arritur ta rikuperojnë një “centrallë përgjimesh” të serbëve e kapur në kazermën e Koshares.
“Ku ka qenë komanda, shtëpia ka qenë në një lug dhe serbët nuk kanë mundur ta shohin direkt, por në bazë të sinjalit pothuajse çdo ditë e kanë granatuar. Ne nuk na dukej dita interesant nëse nuk dëgjonim që po binin predha. Por meqë shtëpia ishte e ndërtuar nga guri, shpresonim se një predhë nuk e rrëzon. Kishim kujdes kur dilnim jashtë”.
“…Nga ai vend ne operonim. Pas instalimit të antenës me katër metra ne po dëgjonim bisedat e serbëve në 15 kilometër distancë. Ata kishin të koduar frekuencat dhe s’mund t’i ndryshonin. Një komandant thoshte “hajde peshkir” e patëm kuptuar se ata dilnin në kanalin e dytë. Dhe unë kur dëgjoja “hajde peshkir” e ndërroja kanalin në dy dhe dëgjoja bisedat e tyre më lirshëm. Pra ne u mësuam kodet atyre”, tha ai në RTV Dukagjini.
Ish-luftëtari i UÇK-së thotë se ka pasur mundësi që mund të kenë pasur edhe pajisje tjera, por një pjesë të madhe të bisedave i kanë dëgjuar.
“E di një rast kur serbët kanë shkelë në mina që vet i kanë vendosur. Në ora tre të mëngjesit ishte plagosur njëri dhe i kishte kapur paniku. U bo shumë e madhe se po të humbnin ata njerëz do të ishte shumë e madhe pasi ata kishin hartat. U bë një kaos i madh në kampin e tyre. Unë mora vesh ku është kaosi dhe ju tregova të gjithëve, që më pas i gjuajtëm dhe i çuam në ajër”, tregon ndër të tjera Fisnik Ismaili.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...