Sergio Busquets dëshiron që Barcelona ta fitoj La Ligan para tifozëve të tyre gjatë ndeshjes kundër Levantes në Camp Nou këtë vikend.
“Blaugranët” mund të shpallen kampion të Spanjës për të tetën herë brenda 11 viteve mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në rast se Valencia e mposhtë Atletico Madridin ose përndryshe skuadra e Ernesto Valverdes duhet të pres deri në vikend, transmeton portali arbresh.info.
“Ne duam të fitojmë në shtëpi, ajo që jemi duke bërë është historike”, citohet të ketë thënë Busquets për El Mundo Deportivo.
“Ne jemi shumë të lumtur me këtë pozitë sigurisht, fitorja ndaj Alaves është një vazhdimësi e punës së madhe gjatë sezonit. Ata na kanë vështirësuar gjërat, por në fund ishte vetëm çështje kohe”
“Por, ne duam të fitojmë titullin para tifozëve tanë”, përfundoi Busquets./arbresh.info/
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...