Gazetarja, Arbana Xharra ka komentuar veshjen e grave të cilat janë rikthyer nga Siria në Kosovë, natën e së premtes.
Përmes një postimi në Facebook, Xharra ka thënë se është pjesë e kulturës shqiptare që ta shikojmë njëri tjetrin në sy.
Madje ajo ka thënë se Kosova mbulesën e tillë, të quajtur duhet ta ndalojë me ligj.
Ky është postimi i saj në Facebook:
“Është pjese e kulturës dhe e vlerave tona qe te pamaskuar te shikojmë njeri-tjetrin ne sy. Mbulimi i fytyrës i çfarëdollojshëm shkakton shqetësim dhe është ne kundërshtim me bashkëjetesën liberale dhe paqësore. Ndalimi i mbulimit te fytyrës krijon transparence, siguri dhe besim dhe është një sinjal kundër çdo forme te radikalizmit dhe diskriminimit. Burka dhe nikabi janë shprehje e shtypjes se gruas – dhe kjo duhet te ndalohet. Këto janë argumentet e përkrahësve për ndalimin e mbulimit te fytyrës ne kantonin St. Gallen te Zvicres. Ndërkohë vjet qytetaret kane vendosur PER ndalimin e burkes ne St. Gallen. Burka është e ndaluar me ligj edhe ne France, Belgjike dhe Austri. Edhe Kosova duhet ta ndaloje me ligj”, është shprehur Xharra.
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...