Komisioni hetimor parlamentar për zbardhjen e rastit të gjashtë shtetasve turq ka shtuar listën e dëshmitarëve për këtë rast. raporton Arbresh.info
Kryesuesi i këtij komisioni Ad Hoc Gjelal Sveçla ka kërkuar që të thërrasin për raportim edhe ish drejtorin e AKI-së Driton Gashin dhe drejtorin e tashëm të AKI-se Shpend Maxhunin.
“Kërkoj të ftojmë në komision edhe Driton Gashin edhe Shpend Maxhunin dhe dy zyrtarë tjerë” tha ai.
“Jemi të vetëdijshëm për deklaratat kundërthënëse të drejtorit të AKI-së dhe ish drejtorit aktual. Ne kemi një zbrasti në raport nga këta dy zyrtar” tha Sveçla.
Anton çuni kërkoi kohë 24 orë të të kenë propozime në lidhje me personat që do të ftohen për raportim.
Komisioni vendosi që mbledhja e radhës të jetë më 26 prill ku do të intervistohet presidenti Hashim Thaçi dhe me 3 maj do të intervistohen dëshmitaret tjerë./Arbresh.info/
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime