Ka filluar raportimi i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit para komisionit për Integrime Evropiane.
Pacolli para komisionit ka raportuar për punën që ka bërë ministria e jashtme për të theksuar dhe mbajtur raportet me bashkimin evropian, shkruan arbresh.info.
Ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave duke thënë se vizat kanë mbetë plagë për të gjithë. Por sipas tij ky vit është vendimtar për liberalizimin e vizave.
“Forcimin e lidhjeve bilaterale mes Kosovës dhe BE-së së ka qenë synim i takimeve tona. Ne jemi duke u përgatitur që të dëshmojmë se jemi partner të besueshëm të bashkimit evropian. Ne jemi duke punuar për afrimin e raporteve me BE në”, ka thënë ai.
I pari i diplomacisë kosovare ka shtuar gjithashtu se liberalizimi nuk varet vetëm nga Kosova.
“Procesi i integrimit nuk ashtë i varur i gjithi nga na, liberalizimi i vizave po mbetet një plagë për të gjithë. Përgjegjësia mbetet tek shtetet anëtare të BE së, unë vazhdimisht kom pas takime me të gjithë përfaqësuesit e shteteve evropiane. Në 4 muajt e fundit kam pas takime me përfaqësuesit e Gjermanisë. Besoj shumë se ky vit është vit deciziv” tha Pacolli gjatë raportimit te tij para komisionit./Arbresh.info/

Sekuestrohen rreth 300 kg duhan në Viti, dyshohet se u kontr...
Brazili dhuron spektakël, fiton miqësoren e tetë golave kund...
SHBA-ja kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran
Pas dhunës ndaj protestuesit në Zvërnec, 2 kompanive të sigu...
Qytetari nxjerr fëmijën nga Liqeni i Batllavës, policia inte...
U prezantua rrejshëm si polic, arrestohet i dyshuari në veri...