Anthony Joshua i ka dhënë një goditje të fuqishme Jarrell Millerit.
Kampioni në fuqi i IBF, WBA dhe WBO, Anthony Joshua ka mbetur i befasuar nga tri dështimet e Jarrell Miller për testet anti-doping.
Boksieri anglez ka thënë se ai nuk duhet të jetë në të njëjtin ring me të, pasi nuk dëshiron të boksojë me mashtrues, gjersa meçi mes tyre u anulua.
“Ndonjëherë respektoj, e di që është një luftë, por ji i respektueshëm, ji mirënjohës dhe udhëhiq me shembull”, tha Joshua, transmeton lajmi.net. “Dhe ajo që ai ka bërë nuk po udhëheq me shembull.
“Mashtrimet në të gjitha garat do të zbulohen, dhe luftëtarët dhe punëtorët e vërtetë do të arrijnë gjithmonë në krye.
“Ai (Jarrell Miller) nuk e meriton të jetë në një ring me mua, pasi nuk i dua mashtruesit dhe ata që flasin gjëra të kota para ringut, sidomos ai veprim i tij ndaj meje.”, ka shtuar më tej Joshua.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...