Lojtarët spanjollë të Manchester United thuhet se e ndjejnë atë “trajtimin preferencial” që është duke iu dhënë lojtarëve anglezë.
Ndërkohë që Luke Shaw, Phil Jones, Chris Smalling dhe Ashley Young kanë nënshkruar së fundmi të gjithë kontrata të reja në United, e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për David de Gean, Ander Herreran dhe Juan Matan, transmeton portali arbresh.info.
Herrera dhe Mata pritet të dy të largohen nga klubi falas gjatë verës ndërkohë që United përballet me një detyrë mjaftë të vështirë për të bindur De Gean për të vendosur lapsin në një marrëveshje të re pas interesimit nga Paris Saint Germaini dhe Real Madridi.
Bazuar në një raport nga Daily Mail, trajneri Ole Gunnar Solskjaeri është duke u përballur me “një problem rreth harmonisë së zhveshtores” me lojtarët spanjollë të klubit për shkak se besojnë se ata janë duke u “trajtuar ndryshe”.
Ndërkohë, raporti shton se Alexis Sanchez është gjithashtu i frustruar derisa United duket qartë se është duke u përpjekur për të rikthyer modelin që solli sukses nën udhëheqjen e Sir Alex Ferguson.
United u eliminua nga Liga e Kampionëve mbrëmjen e kaluar dhe do të luaj këtë të diele kundër Evertonit në Premierë Ligë me shpresën për rikthim në top katërshe./arbresh.info/
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...